UNESCO bashkon Ohrin!
DREMIT LIQERI PA KUFI…

Liqeni i Ohrit, do të jetë tashmë i gjithi, në listën e Trashëgimisë Mikse Natyrore dhe Kulturore Botërore-UNESCO. Në këtë listë, më parë përfshihej vetëm pjesa e liqenit në territorin e Maqedonisë së Veriut, ndërsa si zonë e mbrojtur në listën ku bëjnë pjesë shumë pak pasuri të tilla, do të jetë edhe pjesa e Shqipërisë, në qytetin e Pogradecit.
Veç liqenit të Ohrit, Shqipëria numëron edhe disa pasuri të tjera, në lisën e trashëgimive botërore, mbrojtur nga UNESCO.
Butrinti, Gjirokastra dhe Berati, janë ndër pasuritë kulturore mijëravjeçare të Shqipërisë, që mbajnë “pasaportën UNESCO”, Organizatës për Edukim, Shkencë dhe Kulturë të Kombeve të Bashkuara, ku vendi ynë, aderon që prej vitit 1958.
Në listën e kryeveprave të kulturës gojore dhe jomateriale botërore, mes 43 shprehive më spikatëse kulturore të popujve në botë, UNESCO ka regjistruar edhe iso-polifoninë shqiptare të jugut.
“Kodikët e Beratit”, ndërkohë, figurojnë në regjistrin “Memoire du Monde”./Konica.al/Hera Lera
***
Dremit Liqeri
Mi zall te pyllit vjeshtarak
Dremit liqeri pa kufi,
Ay ndaj fundesh u perflak
Posi me zjarr e me flori.
posi me flake u ndes e kroj,
E vetetiti plot magji,
E ylli i dites perendoj
Ne qetesi dhe dashuri
Tashi po shuhet nene mal
Qytet’i ngrysur ne zi.
Po ndizen yjte dal-nga-dal
Plot bukuri! plot fshehtesi!
Ne kete cast perendimor,
Ndaj po me dehen syte e mi,
Kuptoj si shpirtin vjershetor
M’a frymezon nja mall i ri.
Lasgush Poradeci



