Berisha dhe Alibeaj “përplasin brirët” për 14 majin/ Nga listat e kandidatëve, tek mbledhjet, çfarë po ndodh në PD

Teksa na ndajnë më pak se dy muaj nga zgjedhjet vendore të 14 majit, aktivitetet politike bëhen më intensive, të paktën në kampin opozitar.
Sot në mbrëmje në ora 21:00, ish-kryeministri Berisha mbledh kryesinë, ku si rend dite është diskutimi dhe miratimi i listave emërore të këshilltarëve bashkiakë të bashkive të vendit për Koalicionin “Bashke Fitojmë”.
Ndërkohë po sot kryetari i PD, Enkelejd Alibeaj nxjerr kandidatët për 14 majin. Alibeaj tha dje pas mbledhjes me grupin e PD dhe Kryesinë se sot do të formalizohet vendimi në lidhje me mënyrën si do të garohet në “lokale”.
“Nesër do mblidhen forumet e bazës, do sjellin dhe ata atë që është nevoja. Vendimi final do përbëhet nga kryesia, grupi dhe kolegji.. nesër (sot) do jetë i plotë”, tha ai.
Të hënën është afati i fundit për të çuar në KQZ listat e kandidatëve për kryetarë bashkie dhe këshillat bashkiakë.