Përfshirja e Liqenit të Ohrit në listën e UNESCO-s gëzon të gjithë

Ditën e djeshme Liqeni i Ohrit është përfshirë  në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Kjo përfshirje e drejtë që ka bërë edhe një herë krenarë shqiptarët ka gëzuar edhe Delegacionin e BE-së në Shqipëri, i cili e ka cilësuar këtë një lajm të shkëlqyer.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, Delegacioni i BE-së është shprehur se është krenar që ka mbështetur Shqipërinë për këtë arritje të rëndësishme.

Në postim thuhet: “Lajm i shkëlqyer për Shqipërinë! Pjesa shqiptare e Liqenit të Ohrit nga sot është pjesë Listës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Krenarë që kemi mbështetur Shqipërinë për këtë arritje të rëndësishme përmes projektit IPA 2013!”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT