“Një plumb rikoshet i mori jetën rojës”, gazetarja tregon DETAJE nga sulmi në “TCH”: Makina s’është djegur plotësisht…

Top Channel është përballur me një situatë të rëndë mesnatën e së dielës, ku është qëlluar me armë zjarri në drejtim të godinës nga persona ende të paidentifikuar.

Roja i sigurisë, Pal Kola 60 vjeç humbi jetën, pasi u qëllua me armë rreth orës 01:00, në rrethana ende të paqarta.

Gazetrja e TCH, Dorjana Bezat ka sjellë detaje të reja për ngjarjen e rëndë. Ajo tregoi për “Shqipëria Live” që ka qenë një plumb rikoshet që i ka marrë jetën rojës së oblektit.

“Një plumb rikoshet nga kangjellat e godinës ka rënë në kabinën e rojës, i cili ka qenë fatal për Pal Kolën.

Vetëm pak minuta pak sulmit Policia është njoftuar se në rrugën e Kavajës, është gjendur makina e autorëve, ku janë gjetur dy kallashnikovë.

Ka shpresa që të gjenden prova, sepse mjeti nuk është djegur plotësisht për shkak të ndërhyrjes së zjarrfikësve”, raportoi gazetarja Dorjana Bezat.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT