Nikoll Lesi: Unë e di mirë se çfarë do të thotë kur të sulmon krimi apo pushteti

Nikoll Lesi

Ngjarja e rëndë ndaj Top Channel është një sulm ndaj medias dhe si i tillë duhet trajtuar e ndëshkuar nga organet ligjzbatuese.

Duke ngushëlluar familjarët e punonjësit e sigurisë, që humbi jetën nga plumbat e krimit, duhet të them se duhet krejt komuniteti i gazetarëve ta dënojnë këtë akt ndaj medias dhe gazetarëve të Top Channel.

Si një nga botuesit e vjetër të vendit e di mjaft mirë se çfarë do të thotë kur të sulmon krimi apo pushteti i lidhur me krimin, ndaj kërkohet solidaritet maksimal me gazetarët e Top Channel.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT