Po me barin ça u bë?

Nga Edmond Sufaj
Për çfarë bari e kishte fjalën Silvinjo para ndeshjes? Sikur tha që lojtarët do hanë barë në fushë dhe nuk do dalin pa fitore nga stadiumi në Poloni!?
Si përfundim ça u bë me barin, apo nuk kishte shijen e duhur? Të kërcesh lambada në barin polak dhe pastaj ta hash nuk ka sens, sepse ky kërcim kërkon ambjent shumë të ngrohtë.
Gjithsesi, Shqipëria e brazilianit ishte më e bukur se ajo e italianit, por në fund nuk e kuptova situatën e zemrës, shpirtit dhe barit!?
Nuk e kuptova se si u shpërblye entuziazmi deri në ekstazë që ishte para ndeshjes?
Apo i fusim një krenari tani dhe e kalojmë! “Santos na kishte studiuar mirë lojën”, tha braziliani ynë. Më falni, po kur luajti ky që e pa ai tjetri dhe që se paskemi parë ne?
Apo e ka fjalën për lojën kukafshehti me sparkata në stërvitje?
Uroj që të jetë më i qartë kur të flasë herë tjetër Silvi dhe mos ti ngjajë Rejes në këtë drejtim, se tre vite ikën për bar.
Gjithsesi, kombëtarja ishte më e bukur dje sesa në kohën e italianit, por dyshoj që ishte aq e mirë për tu kualifikuar në Europian….