Braçe: Në kohën e Saliut paga minimale ishte 191 mijë lekë, tani mendojmë edhe për çiftet e reja

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka marrë fjalën për replikë pas përfundimit të fjalës së deputetit demokrat, Edmond Soaho i cili ceku problematikat me të cilat shqiptarët po hasen gjatë qeverisjës së kryeministrit Edi Rama si dhe premtimin e këtij të fundit i cili ditën e djeshme tha që paga mesatare do të shkojë 900 euro.
Spaho tha se ky premtim i Ramës është thjesht një premtim elektoral dhe se nuk do të realizohet nga kryeministri.
Ndërkohë, Braçe i solli në kujtesë Spahos periudhën gjatë qeverisjes së Berisha ku paga minimale ishte 191 mijë lek dhe se nuk kishte asnjë lehtësi për çiftet e reja si dhe për fëmijët e porsalindur.
“Në kohën tuaj ccfarë i jepnit ccifteve të reja? Zero shtëpi. Paga jote minimale në fund të vitit 2013 më e larta në rajon ka qenë 191 mijë lek, pra ti një burri dhe një gruaje në kohën tënde në kohën e Sali Berishës nga 191 mijë.
Ndërkohë sot paga minimale për një ccfit të ri është 400 mijë lek dhe plus 400 mijë. Fmijëve i jepje zero lek. Pyeti pak sot sa marrin?”, tha Braçe, i cili u duartrokit më pas nga deputetët socialistë.