Pagesat e dyshimta ruse, Monika Kryemadhi i përgjigjet TCH: Shihemi në gjykatë

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka reaguar ndaj lajmit të publikuar nga Top Channel mbi disa llogari bankare dhe pagesa të dyshimta nga kompani offshore të kontrolluara nga biznesmenë rusë. Ajo thotë se nuk janë të vërteta duke i paralajmëruar për përballje në gjykatë.
“Me shkrime, kronika dhe TV që financohen nga para të vjedhura nga shqiptarët, ka vetëm një rrugë dhe ajo është rruga gjyqësore. Shihemi në gjykatë”-shkruan Kryemadhi.