Lidhjet ruse të Kryemadhit, PS: Të nisë urgjent hetimi! Është cenuar siguria kombëtare

Nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Toni Gogu ka komentuar akuzat në drejtim të ish-kryetares së LSI, Monika Kryemadhi në lidhje me financimet ruse, teksa i bëri thirrje drejtësisë që të nisin hetimet.
“Çfarë lidhje ka Zonja Kryemadhi me oligarkët rus të cilët janë sponsor të Partisë së Putinit. Si mundet bashkëshortja e ish-Presidentit të ketë llogari ofshore?
Si mundet të pranosh pagesa nga ata të cilët minojnë demokracinë në vendet europiane, të cilët sot janë në një sulm frontal ndaj demokracive?
Gjithashtu Zonja Kryemadhi duhet tu përgjigjet shqiptarëve edhe për lëvizjet e saja jashtë shtetit? Mediat kanë publikuar se lëvizjet e zonjës Kryemadhi në vitin 2017 kur janë bërë edhe këto pagesa korrenspondojnë me lëvizjet nëpër llogari”, u shpreh ndër të tjera ai.