Skënder Gjinushi për sulmet e Fugës: Po nuk të shau i ligu, nuk je mirë

Kryetari i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi i është përgjigjur akuzave të akademikut Artan Fuga dhe studiueses Ledi Shamku lidhur me ndryshimet e planifikuara për t’u bërë në ligjin e Akademisë së Shkencave.

Nga Shkodra, akademikun Artan Fuga dhe gjuhëtaren Ledi Shamku ai i quajti si dy individë që nuk përfaqësojnë komunitetin e akademikëve apo universiteteve.

“Ngatërroni Universitete të tëra, komunitete të tëra shkencore me një apo dy individë. Një apo dy individë nuk janë asgjë. Po s’të shau dhe i ligu duhet të shohësh se nuk je mirë”, ka deklaruar ai.

Gjinushi kritikoi opozitën për akuzën e saj se po kërkohet një zgjatje e mandatit të tij përmes propozimit të ligjit nga dy deputetë të PS.

“Reforma nuk ka lidhje me persona të veçantë, pra ne nuk reformojmë dot individë, ne reformojmë institucione, deputetët do mbajnë qëndrimin e tyre, por nëse nuk të pëlqen qëndrimi quhesh pjesë e tjetrit. Shumica e deputetëve janë njerëz me kulturë e logjikë normale, njohin ligjet, rregullat dhe absolutisht ligjin e Akademisë do e përputhin me ligjet ndërkombëtare”, tha Gjinushi.

Deklaratat Gjinushi i bëri pas firmosjes së një marrëveshje bashkëpunimi me universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT