Aldi Mustafa pasi i shpëtoi atentatit: Makina gjatë natës ka qenë e parkuar para shtëpisë, s’kam konflikte

Aldi Mustafa është personi që iu bë dje një atentat mafioz në Shkozet të Durrësit. 37-vjeçarit iu vendos lënda plasëse në makinën tip ‘Volkswagen’, te goma rezervë, por për fat të mirë mundi të shpëtonte pa lëndime.

Mustafa është një emër i njohur për policinë pasi ka qenë i arrestuar në vitin 2021. Miku i “Rrumit” të Sukthit ka qenë i përfshirë në një plagosje në vitin 2001 në Durrës. Ndërkohë pas atentatit ët djeshëm, gjatë dëshmisë së tij, Mustafa ka thënë se gjatë natës makina e tij ka qenë e parkuar para shtëpisë, teksa ka mohuar që të ketë konflikte.

“Natën e kisha parkuar makinën para shtëpisë. Nuk e kisha në servis. Kur e mora në drekë shpërtheu. Nuk e di kush e ka vënë tritolin në makinë. Nuk kam konflikte, policia të gjejë autorin”- mësohet të ketë thënë Mustafa para grupit hetimor.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT