“Suella Braverman mund t’i zgjerojë pak horizontet”, ish-zëdhënësi i Tony Blair, foto me Ermonela Jahon

Të tjera kritika janë bërë në adresë të ministres britanike Suella Braverman, sa i përket qëndrimeve të saj për emigrantët.

Këtë herë ka qenë ish-zëdhënësi i Tony Blair, ai që nuk e ka kursyer ministren.

Alastair Campbell duke postuar në Instagram një foto më soprano shqiptare Ermonela Jaho, shkruan:

“Falë punës me Edi Ramën në Shqipëri, njoha këtë grua të mrekullueshme, e cila është një nga këngëtaret më të mira të operës në botë. Ermonela Jaho si kurrë ishe i mrekullueshëm sonte Royal Opera House duke i dhënë një shtysë kulturës. Turp që Suella Braverman nuk ishte aty për ta parë – mund t’i zgjerojë pak horizontet e saj”.

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT