Gazetari: Të njëjtim qendrim do mbajë dhe ambasadori i ri amerikan ndaj Berishës, se është qendrimi zyrtar i Uashingtonit

Gazetari Aleksandër Çipa komentoi në një intervistë për Euronews Albania deklaratat e ambasadores amerikane Yuri Kim në drejtim të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Çipa u shpreh se deklarata e ambasadores nuk shpreh qëndrimin e saj personal, por atë të SHBA dhe se të njëjtin qëndrim do të mbajë edhe ambasadori i ri amerikan në Tiranë.

“Është një mesazh për atë që de fakto SHBA e konsiderojnë dekriminalizmin e politikës në Shqipëri. Ajo foli për cilësitë e kandidatë të 14 majit. Në sensin politik ajo kërkon të ketë një aleancë në Shqipëri, nisur nga lëvizja e influencës ruse në Ballkan.

Tendenca për t’u atakuar publikisht dhe politikisht me ambasadorin e SHBA në Shqipëri është e lidhur me rrymat e panjohura dhe të njohura që qëndrojnë në Ballkan. Mendoni se do të ketë diferencë në qëndrimin e ambasadorit të ri amerikan që do vijë në Shqipëri lidhur me Berishën?” tha Çipa.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT