Ish-deputeti demokrat përplaset me gazetarin: O spurdhjak, që paguhesh me sufllaqe nga Iliri dhe Monika. Ti kushton sa 2 botoske të Kryemadhit

Ish-deputeti demokrat Halit Valiteri, që ka bërë disa kallzime penale në SPAK për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, është përfshirë në një debat të ashpër me kryeredaktorin e gazetës “Standard”, i ftuar në Report TV.

Gëzim Saliu: Të njohim mirë kush je.

Halit Valteri: S’ke si më njeh mua ti o djali. Unë se marr rrogën te Iliri.

Gëzim Saliu: Nuk kam parë ndonjë denoncim nga zotrote nga pushteti.

Halit Valteri: Nuk ma tregon dot se kë denoncoj. Shiko sa denoncime kam në SPAK, për rrugë, për koncesione.

Gëzim Saliu: Ke zero denoncime.

Halit Valteri: Kush i ka denoncuar Milot- Balldren, surati jo.

Gëzim Saliu: Do ruajmë etikën apo jo?

Halit Valteri: Nuk ul nivelin unë me spurdhjakë. Nuk flas unë me njerëz që marrin sufllaqe sa herë dalin në TV. Kthe përgjgije ose ik nga këtu dhe mos fol fare.

Monika Kryemadhi dhe Elona Guri që ju japin juve rrogën ne i kemi denoncuar. Ilir Meta hedh kockën dhe ky lef. Dy botokset e Monikës kushton ti si personazh.

Gëzim Saliu: Le të vazhdojë të thotë ç’të thotë. Nëse Kryemadhi ka shkelur ligjin dhe të veprojë drejtësia, por argumentet dhe faktet tregojnë se është e kundërta e këtij diskutimi. Kryemadhi ka thënë që i është falsifikuar firma, le të hetohet.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT