“Do i marr numër për numër në telefon”, Petro Koçi: Do jem patronazhist i 2,000 personave!

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi ka folur këtë të enjte për situatën politike në prag të zgjedhjeve vendore të 14 majit. Ai ka pranuar hapur se do të jetë patronazhisti i 2000 personave.

Deputeti i PS theksoi në një intevistë në “News24” se socialistët kanë një makineri organizative elektorale perfekte, duke iu referuar patronazhistëve dhe aplikacionit “Aktivisti”.

Petro Koçi: Ne ndihemi më të qetë se kurrë në këto zgjedhje, janë si zgjedhjet në 2019, nuk ka kundërshtarë të vërtetë. Do kemi kundërshtarë de-juro por jo de-facto. Janë dy faktorë që ndikojnë në këtë situatë përtej analizave dhe performancës. E para është braktisja që i bëri PD zgjedhjeve të 2019-ës, kjo e kompromenton PD-në. E ka të vështirë të promovojë projekte dhe programe nga hiçi, PS e bazon fushatën në arritjet e viteve të fundit.

Nuk është se trembemi në ndonjë qark, por ka sfida më pikante dhe delikate si në rastin e Shkodrës, ka gjasa të fitojmë por duhet angazhim maksimal që sërish nuk do mjaftojë. Kemi një makineri organizative elektorale perfekte. Kundërshtari kur e sulmon i bën reklamë. Aktivisti dhe patronazhistët le të çohen në SPAK, nëse nuk shkel ligjin nuk kemi pse trembemi.

Patronazhisti merr përsipër skanimin e një pjese të listës zgjedhore për të përcaktuar me kë parti është dikush dhe punon me një pjesë që është e lëkundur për ta bindur drejt PS-së. Unë do jem patronazhisti i 2000 vetëve vetë, do i marr numër për numër në Kombinat.

Raporti i DASH për korrupsionin është realist, kjo çështjes është shqetësim dhe prioritet për qeverinë. Duhet ashpërsuar dhe mbështetur dënimi i çdo rasti korrupsioni në vend. Vendimet që merren në qeverisje kanë dimensionin e drejtësisë dhe të respektit të kritereve morale të fenomeneve.

Vulën e vërtetë e vë drejtësia dhe unë shpresoj se gjërat po ecin në drejtimin e duhur. Unë jam i pakënaqur dhe mendoj se korrupsioni nuk është vetëm politik, por fenomen kulturor. Për mua duhet të ketë dënim oligarkësh që të ketë ndikim më të madh.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT