Kreshnik Spahiu: Ja pse Berisha nuk sulmon ambasadorin rus dhe kinez, por të SHBA-së

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë se qëndrimi i Sali Berishës ndaj ambasadores së SHBA tregon një standard të dyfishtë.
“Ai kërkon prova për shpalljen non grata nga SHBA, po kur akuzon Amerikën se ka prova dhe ka bërë korrupsion nuk nxjerr prova. Nuk ka ndodhur kurrë.
Berisha nuk ka akuzuar as ambasadorët rusë apo kinezë në 32 vite siç sulmon ambasadorët e SHBA dhe Britanisë së Madhe. Të njëjtën gjë ka bërë me Lu, Arvizu dhe Uidhërs”, tha Spahiu./m.j