Gjiri i Vlorës destinacioni i garave me vela në Europë

Gjiri i Vlorës është shndërruar këtë javë në një nga destinacionet kryesore të garave me vela në Europë.
24 veliera erdhën në Vlorë nga Brindizi duke përfshirë për herë të dytë Vlorë-Orikum në etapat e regatës të tyre në Gjirin e Vlorës.
Pushuesit dhe turistë e shumtë në Vlorë shijuan gjatë kësaj fundjave një pamje të mrekullueshme të Gjirit të Vlorës ku anijet me vela dhuronin një spektakël i cili ndërthurej mrekullisht me ujërat e kristalta që ky vend ofron.
Ky event gjithashtu bënë të mundur që Vlora të ketë për herë të parë turizëm elitar për një kategori të caktuar, varkat me vela.
Gjithashtu ky event mjaft në këtë edicion të dytë, vjen me një itinerar të plotë dhe me risi.
Një shkollë e veçantë do të ofrojë për të gjithë shqiptarët dhe vendet e rajonit shërbime të certifikuara në det për varkat me vela. Brezi i ri, por jo vetëm do të ketë mundësinë të kryeje arsim profesional pikërisht për varkat me vela.
Risia e të ofruarit brezit të ardhshëm kursin e varkave me vela, ju mundëson fëmijëve të përzgjedhur nga faqja e bashkisë Vlorë, 9-12 vjeç kursin e varkave me vela dhe fillimin e një dashurie dhe raporti me detin duke mundësuar me tepër kapacitete turistike në Vlorë.
“Fokusi i të ardhmes do të jetë rritja e kapaciteteve turistike dhe përgatitjes të njerëzve të kualifikuar, të cilët do të presin më shumë turistë në Vlorën që duam”, shprehet kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli.
Gara e Gjirit të Vlorës tashmë është bërë pjesë e Regatës të varkave me Vela Brindizi-Vlorë, falë ndërhyrjes dhe mbështetjes së kryetarit të bashkisë Dritan Leli dhe Konsullës italiane në Vlorë, Luana Micheli.