“Karriget” bosh në Kuvend/ Kush janë dy kandidatët që refuzuan mandatin e deputetit pas largimeve (EMRAT)

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të miratojë ditën e sotme plotësimin e vendeve të mbetura bosh në Parlament, si pasojë e kandidimeve për kryetarë bashkie në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Megjithatë, KQZ është gjendur para në rasti të paprecedent, pasi dy kandidatë nuk kanë pranuar mandati ne deputetit.

5 EMRA për Tiranën! Zgjedhjet e 14 majit, kush janë kandidatët që garojnë në kryeqytet
Bëhet fjalë për deputetin esocialist Ilir Beqja, i cili ishte i pari në listë për të zëvendësuar Benet Becin nga lista e PS-së në Shkodër. Megjithatë, Beqja nuk ka pranuar, duke ia lënë vendin Frrok Gjinit.

E njëjta situatë është edhe me listën e Partisë Demokratike, ku pas largimit të Zef Hilës që do të kandidojë për kreun e Bashkisë së Vaut të Dejës në radhë ishte Bardh Spahia që nga ana e tij po kandidon për Bashkinë e Shkodrës.

Pas refuzimit të mandatit nga ana e Spahisë, vendin në Parlament pritet ta marrë Lodovik Hasani.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT