“Po shkojnë si cjapi te kasapi! Mercenarë të dy forcave non-grata”, Veliaj krahason kandidatët e opozitës me ushtarët e “Wagner”

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i ka quajtur konkurrentët e tij opozitarë nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, si të ngjashëm me mercenarët e grupit famëkeq rus “Wagner”.

Veliajt tha se të gjithë kandidatët e koalicionit të Sali Berishës dhe Ilir Metës po shkojnë “si cjapi te kasapi”, duke shtuar se “do të hyjnë në histori si njerëz që u rreshtuan në togën si mercenarë të dy forcave non grata.

“Të gjithë kandidatët e Saliut dhe të Ilirit me vetëdije po shkojnë si tek “cjapi tek kasapi”. Pra do të hyjnë në histori si njerëz që u rreshtuan në togën si mercenarë të dy forcave ”non grata”. Është si të thuash, çfarë mendon dikush që lufton për kompaninë “Vagner”?

Pra një mercenar që është non grata dhe i ka hapur luftë Amerikës mund të thotë çfarë të dojë, por nuk ndryshon thelbin. Kush shkon sot me Ilir Metën dhe Sali Berishën është turp i tij dhe turpi i forcës që përfaqëson”, tha Veliaj gjatë një interviste në Klan News.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT