Escobar nuk e takoi, Berisha: Më pëlqeu vizita e tij, do ekstradoj Ramën në SHBA

Sali Berisha ka reaguar në lidhje me vizitën e të dërguarit të Posaçëm të SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në Tiranë.

Në një deklaratë për mediat pas fjalës që ka mbajtur në Kuvend, Berisha theksoi se vizita i pëlqeu, por ka refuzuar të komentoj pyetjen e gazetares se përse diplomati nuk e takoi.

Më tej, i shpalluri ”non grata” nga SHBA, tha se do të ekstradojë Edi Ramën në SHBA sapo ta kërkojë drejtësia amerikane për hetimet e MCgOnigal.

Berisha tha ekstradimi i Ramës në SHBA do të jetë pikë e programit të tij.

“E ndoqa vizitën e Escobar në Tiranë. Vizita më pëlqeu. Kaq mund të them. Kam një eksperiencë politike. Ajo që mund të garantojë Escobar se në programin elektoral  të Berishës do të shtohet një pikë: Ekstradimi i Edi Ramës në ShBA, sapo drejtësia amerikane ta kërkojë për ta çiftuar me Mc Gonigal”- tha Berisha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT