“Në listë për t’u vrarë”/ Avokati i Berishës kërcënohet nga i penduari i SPAK

I penduari i drejtësisë, Luftar Reçi ka deklaruar në dëshminë e tij në GJKKO se avokati Detar Hysi që mbron Lulzim Berishën është në listë për t’u vrarë.

I pyetur nga Euronews Albania avokati Hysi ka deklaruar se do të ndjekë rrugën ligjore.

Emiljano Shullazi, Viktor Ymeraj, Indrit Taulla dhe Indrit Rusi janë të vetmit persona të arrestuar për vrasjen me eksploziv të Vajdin Lames dhe Klodian Saliut.

Ndërsa, Lulzim Berisha dhe Plarent Dervishaj, po ashtu nën akuzë nuk janë ende të arrestuar./m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT