“Na ka ardh për vizitë një burrë i madh prej Kosove”, Çun Lajçi shfaqet me Gjergj Lucën (VIDEO)

Aktori dhe poeti i mirënjohur nga Kosova Çun Lajçi ka shkuar për të vizituar “Fish City”, ku është takuar me biznesmenin Gjergj Luca, ku ky i fundit e ka pritur me dashamirësi.
Përmes një videomesazhi, aktori Lajçi thotë se ka ardhur në restorantin “Fish City” për të kujtuar babain e Lucës, aktorin e mirënjohur Ndrek Luca.
Luca: Sot na ka ardh me na vizitu ky burrë i madh prej Kosove. Ky burrë që kur e lëshon fjalën atje në skenë, nuk ka zot shqiptari që nuk i bëhet mishi puprisha-puprisha.
Lajçi: Ti paç faqen e bardhë! Por unë nuk kom ardh vetëm kot së koti, por kom ardh me kujtue babën e këtij burri këtu, Ndrec Lucën, të cilin e kom njoft në 1972, i cili thoshte: nuk them kurrë nënë, por nonë dhe nuk them kurrë hënë, por honë, shkodron kom le,e shkodron do të vdes. Prandaj më vjen mirë që sot jam këtu.