“Po prishem”/ Perlat Kurti “kryekomisari” i Policisë së Shtetit që admiron prostitucionin (VIDEO)

E përmendur edhe në artikujt e mëparshëm të denoncuar nga JOQ Albania, një nga arsyet madhore pse prostitucioni i maskuar pas qendrave të masazheve lulëzon lirisht në pikat kyçe urbane të Tiranës janë pikërisht efektivët e Policisë së Shtetit.
Nisur nga Muhamet madhori e deri tek vartësi rrogëtar, policët bëjnë një sy qorr e një vesh shurdh kur vjen fjala për vajzat e masazheve, teksa këto të fundit marketohen bujshëm në rrjete sociale me hire jashtë duke bërë kërcime seksuale me përshkrimin “mall i ri”.
Duket se kjo arsye tashmë është faktuar… Me prova të dërguara në redaksinë e JOQ nga qytetarët, Perlat Kurti, një i vetë-deklaruar drejtues madhor, i veshur me uniformë shteti, i bërë publik edhe më parë në media për epshet seksuale të papërmbajtura, këtë radhë shihet duke admiruar një punonjëse seksi, të cilën e mbush me trëndafila virtualë.
E shqetësuar, një e re ka denoncuar se si ky “polic” i shkruan mesazhe të vazhdueshme që ajo t’i kthejë përgjigje, teksa kjo dyshohet të jetë një metodë që ai e bën me të gjitha vajzat në rrjetet sociale.
Ajo që është shqetësuese për interesin publik dhe taksapaguesit shqiptarë nuk janë epshet e Perlat Kurtit, emri i të cilit është lakuar në media pikërisht për dëshirat seksuale të punonjësve publikë të shtetit që supozojnë se janë pjesë e Policisë së Shtetit me poste drejtuese, dhe lejojnë prostitucionin e i nënshtrohen si klientë vajzave që reklamojnë veten e tyre për para në këmbim të aktit seksual.
Emri i Kurtit është lakuar edhe më parë në media si kryekomisari që fliste me gjuhë të pisët ndaj këtyre vajzave, duke i rrëfyer atyre dëshirat e tij seksuale. Ai ka dalë në pension dhe është fytyra e policisë së shtetir për këtë qasje prostituive që shqetëson qytetarët e Tiranës.