VIDEO: Belind Këlliçi futet me autobus në stadiumin ”Air Albania”

Kandidati i Koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Tiranën, Belind Këlliçi zgjodhi të nisë fushatën e tij duke u futur në stadiumin e “Air Albania” me autobus.
Ai është futur me autobus në stadium meqënëse edhe motoja dhe zotimi i tij në këtë fushatë është “transport publik falas” për qytetarët e Tiranës që përdorin autobusin brenda në kryeqytet.
Në fakt Këlliçi i ka habitur të gjithë me premtimin e tij se nëse zgjidhet kryebashkiak do ta bëjë transportin publik falas, një nismë kjo e padëgjuar më parë në ndonjë vend tjetër të botës.