Banorët e Mirditës protestë HEC-et: Këtu s’ka marrëveshje, këtu ka hajdutëri

Që nga viti 2019 e deri sot, banorët e Mirditës nuk kanë ndalur protestat e tyre kundër ndërtimit të HEC-eve. Ata janë të vendosur për të mos lejuar ndërtimin e hidrocentraleve të cilët thajnë burimet ujore dhe dëmtojnë rëndë mjedisin, teksa edhe sot në një zë, dhjetëra banorë kërkuan që firma të mos vijojë me punimet pasi nuk do të lejohen nga vetë ato. Mirditorët, më 16 prill të 2019 ata firmosën një peticion kundër ndërtimit të HEC-eve mbi lumin Urakë pasi përveç se dëmton ambientin, u than edhe tokat bujqësore duke u marrë ujin.

“Kemi dalë edhe herë të tjera por tani po behet më e egër dalja. Edhe kafshë të ishim, edhe Enver Hoxha nuk na hiqte ujin dikur. Edhe në burgun e Spaçit nuk janë trajtuar ashtu. Kur nuk kemi këto të drejta… Duhet të vijnë të bisedojnë që të bëhet marrëveshje. Këtu s’ka marrëveshje, këtu ka hajdutëri. Po na hoqët ujin, na kanë hequr jetën. Do i vazhdojmë protestat.”- tha një banor.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT