Karnavalet e Nartës, nisën të dielën e Pashkëve përfundojnë të martën në mbrëmje!

Çdo vit festa e Pashkëve në fshatin Nartë të Vlorës shoqërohet me organizimin e karnavaleve. Edhe në këto Pashkë festa e karnavaleve ka nisur.
Tipike të kësaj feste janë maskat me figura të njohura popullore por deri edhe te kafshët , personazhe filmash vizatimorë, kostume që shpesh herë këta banorë i krijojnë vetë.
Të shumtë kanë qenë ata që kanë ardhur nga vendet ku jetojnë dhe punojnë kryesisht Greqia, Italia dhe Anglia.
Festa pagane e Karnavaleve në fshatin Nartë vazhdon tri ditë me radhë, që nga e diela e madhe e Pashkëve deri të Martën në mbrëmje./A.ZH-dritare.net