Kreshnik Spahiu: T’u japësh gjë falas shqiptarëve është e tmerrshme, i nxjerr në anarki. Si torta e Pavarësisë…!

Juristi Kreshnik Spahiu tha në “Now me Erla Mëhillin” se është urgjente të fillojë një projekt për Tiranën e nëndheshme.
Ai përmendi këtu nënkalimet, parkimet nëntokësore, kalimet underground ose në të kundërt, sipas juristit, brenda pak kohësh kryeqyteti do të kthehet në të pabanueshëm.
“Duhet një projekt afatgjatë dhe jo autobusë falas. E di si bëhet autobusi falas? Si ajo torta e pavarësisë që sa i thua janë falas shqyhen dyert aty. T’i japësh gjë falas shqiptarëve është e tmerrshme, e nxjerr në anarki, jashtë kontrollit.
Çështja është, për herë të parë duhet një konsensus kombëtar për ta shpëtuar Tiranën nga anarkia sepse do bëhet totalisht e pabanueshme dhe duhet të fillojë urgjentisht Tirana e nëndheshme,” – u shpreh Spahiu./m.j