“Ku i gjeni paratë e fushatës ti dhe Berisha?”, Meta tallet me gazetarët: Na çoni kërkesë me shkrim

Ilir Meta i është shmangur sot pyetjes se ku i gjejnë paratë për fushatën ai dhe Sali Berisha.

Në vend të një përgjigje të thjeshtë, ai zgjodhi t’i sjellë ‘vërdallë’ gazetarët, duke u shprehur se kush është i interesuar t’i çojë atij dhe Sali Berishës një kërkesë me shkrim.

“Këto janë pyetje që me të drejtë i bëni. Përsa i takon atyre mund të bëni pyetjet me shkrim dhe personat përkatës në Partinë e Lirisë dhe të PD-së mund t’ju kthejnë përgjigje” – tha Ilir Meta gjatë një konference sot pas mesdite.

Kryetar i PL nuk harroi të shprehë optimizmin e tij për një fitore të thellë të koalicionit ‘Bashkë fitojmë’ teksa vijoi edhe me akuzat për qeverinë. Meta tha se Edi Rama nuk mund t’i ikë llogaridhënies

Sipas tij, mitingu në stadiumin ‘Air Albania’ ishte i jashtëzakonshëm.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT