Vrasja e 20 vjeçarit në Tiranë, sociologu: Indiferenca e shoqërisë ushqen krimin, mungon reagimi i shtetit

Sociologu Gëzim Tushi thotë se indiferentizimi i shoqërisë ndaj krimeve është “karburanti” kryesor i ngjarjeve tragjike. Ai ju referua vrasjes së 20 vjeçarit Stivens Toshkëzi, mbrëmjen e djeshme në Tiranë, nga dy 18 vjeçarë.

“Ngjarja është shumë e rëndë po si vazhdim i situata tipike që po ndodhin në shoqërinë tonë ku po zgjerohen përmasat e krimit. Përdoren të gjitha llojet e mjeteve për të marrë jetë njerzish, thika, armë, dinamit e mjete të tjera.

Kjo ka krijuar një situatë shumë të vështirë. Përpjekja e këtyre njerëzve është se po kërkojnë të na mësojnë me një situatë kriminale e për fat të keq gradualisht po mësohemi e nuk na bën shumë përshtypje.

Kjo shoqërohet me një ndjenjë indiference që është një lloj karburanti që e ushqen krimin. E dyta është mungesa e reagimit të organeve të rendit”, është shprehur sociologu Gëzim Tushi në Ora News.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT