Harta: Tirana, ndër kryeqytetet me më pak pemë në Europë

Tirana është ndër kryeqytetet me më pak gjelbërim në Europë, sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia Europiane e Mjedisit për vitin 2023.

Harta e përpunuar në bazë të këtyre të dhënave, ka llogaritur zonat urbane të mbuluara me pemë në kryeqytetet e çdo shteti europian.

Po sipas këtyre të dhënave, kryeqyteti më pak i gjelbër në Europë është Nikosia i Qipros me vetëm 4% të sipërfaqes së mbuluar nga pemët.

Vendet e Ballkanit Perëndimor përgjithësisht kanë arritur rezultat të ulët, me Athinën dhe Podgoricën me 11%, Prishtina me 10% dhe Tirana me 13%.

Vendin e parë e zë Olso, kryeqyteti i Norvegjisë ka 72% të sipërfaqes të mbuluar nga pemët.

Harta:

Back to top button
LAJMET E FUNDIT