“Politika jote është e lyer me gjak”, Ndreu shpërthen ndaj Berishës: Të arrije deri këtu s’më kishte shkuar mendja

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu i është përgjigjur akuzave të Sali Berishës, i cili tha se vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj, ndodhi tre ditë pas viktima doli kundër rikandidimit të tij në zgjedhjet e 14 majit.

Kryebashkiaku thotë se politika e Berishës është e lyer me gjak dhe se ndjen neveri për ato çka thotë ish-kryeministri vetëm për një grusht vota.

“Qe politika e Sali Berishes eshte me gjak, kjo dihet tashme, por qe te shkoje deri ne kete pike sme kishte shku mendja!Te sugjeruar nga politika lokale opozitare qe do te perfitoje politikisht ne kurrizin e nje ngjarje tragjike, morali ka preke fundin!

Ndjej neveri per keto funderrina qe prodhojne keto lajme palacosh, me argument te paverteta dhe me deduksione kriminale vetem per nje grusht vota! Kaq per keto faqezinj!”, shkruan Ndreu.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT