Vrasja e biznesmenit në Shëngjin, Sali Berisha lëshon akuza të rënda dhe drejton gishtin nga qeveria

Ish-kryeministri Sali Berisha  ka reaguar për vrasje e biznesmenit Ardian Nikulaj brenda lokalit të tij në Lezhë.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha hodhi akuza të rënda ndaj qeverisë, ku thotë se krimi ndodhi tre ditë pasi kryeministri Edi Rama hapi fushatën në Lezhë dhe pasi viktima kishte bërë të qartë publikisht se ai ishte kundër kandidaturës së Pjerin Ndreut.

Sipas tij, së fundmi Nikulaj kishte marrë “kërcënime përsëritura nga mjedisi banditesk i kriminelëve elektoral Manja-Ndreu, drejtues (kapobanda) kryesore të Rilindjes për Qarkun e Lezhës.”

Postimi i plotë i Berishës:

Skuadra e pushkatimit nën mbrojtjen e qeverisë kryen ekzekutimin e radhës!

Rendi në duart e krimit!

Të dashur miq, sot ditën për drekë u ekzekutua në lokalin e tij biznesmeni dhe eksponenti i PSD-së, ish-kandidat për deputet në zgjedhjet e 2021 dhe kandidat për këshilltar në këto zgjedhje i kësaj partie Ardian Nikulaj.

Ky krim i shëmtuar ndodh tre ditë pasi Edi Rama hapi fushatën në Lezhë dhe pasi viktima, i ndjeri Nikulaj, kishte bërë të qartë publikisht se ai ishte kundër kandidaturës së Rilindjes, Pjerin Ndreu, duke dalë kështu haptazi kundër aleancës Rama-Doshi dhe linjës zyrtare të partisë së tij.

Ndërkohë mësohet se ditët e fundit ai ka marrë kërcënime të përsëritura nga mjedisi banditesk i kriminelëve elektoral Manja-Ndreu, drejtues (kapobanda) kryesore të Rilindjes për Qarkun e Lezhës.

Duke i shprehur ngushëllimet familjes së të ndjerit, PD dënon me ashpërsinë më të madhe ekzekutimin e politikanit lokal dhe biznesmenit Ardian Nikulaj si një akt të shëmtuar kriminal në fushatë elektorale dhe me sfond politik nga falangat e krimit të lidhura direkt me qeverinë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT