Paloka i bindur: PD do të dalë me fitore në këto zgjedhje, katër vite më parë Rama vendosi hajdutë në krye të Bashkive

Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka ka folur sot për fushatën e   zgjedhjeve vendore të 14 majit, që do të mbahen në 61 Bashki të vendit.

Ai u shpreh me bindje se PD do të fitojë në këto zgjedhje, ndërsa akuzoi kryeministrin Edi Rama se katër vite më parë vendosi hajdutë në krye të Bashkive.

“Fitorja e PD është e sigurt dhe kemi ecur me një strategji duke takuar çdo ditë qytetarët. Kjo është mënyra më e mirë për t’u njohur me problematikat e banorëve. Rama ka emëruar nëpër bashki katër vite më parë vetëm hajdutë, i tillë është edhe Rakip Suli. Tendera abuzivë, miliona para që merren nga qytetarët dhe nuk shkojnë në shërbim të tyre.

Detyrimi ynë është të ofrojmë zgjidhje dhe Arjan Hoxha ka një program të qartë dhe në takimet me banorët shpjegon edhe si zgjidhen problemet.Kanë frikë të flasin sepse iu presin rrogën që u kanë caktuar. Kjo është pozita e Alibeajt dhe në vend që të na bëjë dëm do ta kemi si avantazh, sepse nuk ka shqiptar që ta kuptojë se Alibeaj është në krah të Ramës.

Paratë që Rama i ka dhuruar 2 mln euro, janë paratë që taksapaguesit shqiptar paguajnë për PD dhe jo për shërbëtorët e Edi Ramës. E gjithë fryma që shoh në takimet e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, duket se ka revoltë ndaj kësaj qeverie dhe në këto kushte të gjithë kandidatët tonë kanë hyrë me bindjen për të fituar”.tha Paloka për News24.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT