Sondazhi: Benet Beci kokë më kokë me Bardh Spahinë

Follow Business Albania angazhoi sondazhistin e mirënjohur Eduard Zaloshnja, PhD për të zhvilluar një sondazh në Bashkinë Shkodër.

Sondazhi u zhvillua në terren (urban e rural) nga data 14 deri në 19 prill, me 2 mijë banorë të rritur krjet të rastësishëm. Kampioni u balancua rigorozisht nga pikëpamja demografike, gjeografike, fetare, dhe politike.

Nga sondazhi në terren rezultoi se vetëm 7 ndër 10 të anketuar janë gati qysh sot të votojnë për njërin nga dy kandidatët në garën për kryebashkiak. Votat e të vendosurve ndahen sot si më poshtë:

Sondazhi: Benet Beci kokë më kokë me Bardh Spahinë

Për listat e këshilltarëve bashkiakë votat e të vendosurve ndahen sot si më poshtë:

Sondazhi: Benet Beci kokë më kokë me Bardh Spahinë

Për Urën e Bunës, që pritet të ndërtohet vitin e ardhshëm (për të lidhur Velipojën me Ulqinin), rreth 85% e të anketuarve kanë vlerësim të lartë ose shumë të lartë. (Ndër ata që nuk janë gati të votojnë qysh sot për kryebashkiak, treçereku kanë vlerësim të lartë ose shumë të lartë për Urën e Re të Bunës)

Sondazhi: Benet Beci kokë më kokë me Bardh Spahinë

Back to top button
LAJMET E FUNDIT