“Klanet shqiptare të ngjashëm me kalabrezët”, raporti i antimafias italiane: Rrugët që dikur përdoreshin për kontrabandë, sot…

Klanet shqiptare po përdorin rrugët detare që dikur funksiononin për kryerjen e kontrabandës së cigareve, për të transportuar drogë. Kështu thotë raporti i antimafias italiane DIA, për periudhën periudhën janar-qershor 2022 që u paraqit në Kuvendin e Italisë.
Raporti thotë se organizatat kriminale, me mbështetje të madhe të shtetasve që banojnë në Brindisi i kanë kthyer prej kohësh tashmë rrugët e kontrabandës në trafikimin e drogërave të forta.
“Shoqatat kriminale shqiptare janë ato që më shumë se të tjerat kanë ditur të zënë rrënjë në territor, duke u degëzuar në mënyrë progresive dhe duke arritur të ndërveprojnë, para të tjerave, në trafikun e drogës, me organizatat vendase”, thuhet në raport.
Siç dokumentohet nga puna e autoriteteve italiane në bashkëpunim me prokurorinë shqiptare “qytetarët shqiptarë kujdesen për furnizimin e drogës në vendin e origjinës”, ndërsa banorët e Brindisit do të ishin “përgjegjës për aspektet e logjistikës dhe transportit”.
Në trafikun e drogës, i cili mbetet sektori kryesor i biznesit të grupeve kriminale, “ka bashkëinteresa me grupe të tjera kriminale nëpërmjet një marrëdhënieje klient-furnizues që gradualisht po konsolidohet, madje edhe me eksponentë kalabrezë”. Dhe klanet shqiptare, sipas asaj që del nga hetimet e koordinuara nga DDA, “janë shumë të ngjashme, në organizimin e tyre, me ‘ndrinën kalabreze: ato janë grupe kriminale “të bashkuara fort nga lidhjet familjare ose nga martesat me familje të tjera të i njëjti grup etnik”. Arsyeja e “kombinimit” me dasma duhet të gjendet në nevojën për të “rritur fuqinë” dhe për “të shmangë betejat e armatosura në ndarjen e territorit dhe, rrjedhimisht, të fitimeve”.
Pasi lënda narkotike zbret në bregdetin e Brindisit, me përfshirje të drejtpërdrejtë ose në çdo rast me pëlqimin e krerëve të klaneve të Sacra Corona Unita, ajo klasifikohet sipas kërkesave të tregut: një pjesë është e destinuar për sheshin e “Grande Salento”, për të mbuluar kërkesën që vjen edhe nga provincat Lecce dhe Taranto, dhe një pjesë është e destinuar për “Capitanata”, ku janë veçanërisht aktive mklanet e Shoqërisë Foggiana. Transferimet dhe dërgesat e drogës janë dokumentuar gjithashtu në Basilicata dhe Sicili, si dhe në Kalabri.