Zjarri në spitalin e Shkodrës/ PAMJET nga dhoma e shkrumbuar, pacientët u evakuuan në kohë

Kjo është një nga dhomat në Spitalin Rajonal të Shkodrës, e cila është përfshirë nga zjarri mëngjesin e kësaj të shtune.

Sikurse shihet nga pamjet, zjarri i rënë në katin e katërt të spitalit në dhomën e Repartit të Kirurgjisë ka shkrumbuar krevatet dhe sendet brenda.

Fatmirësisht nga zjarri nuk të lënduar pasi pacientët u evakuuan, vetëm dëme materiale.Shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësit shkuan menjëherë në vendngjarje.

Ndërhyrja në kohë e shërbimeve bëri të mundur neutralizimin e flakëve, duke mos lejuar përhapjen e flakëve në dhomat e tjera si dhe shuarjen e plotë të zjarrit.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit, paraprakisht dyshohet se është shkaktuar nga një ngrohëse.

Zjarri në spitalin e Shkodrës/ PAMJET nga dhoma e shkrumbuar,

Zjarri në spitalin e Shkodrës/ PAMJET nga dhoma e shkrumbuar,

Zjarri në spitalin e Shkodrës/ PAMJET nga dhoma e shkrumbuar,

Zjarri në spitalin e Shkodrës/ PAMJET nga dhoma e shkrumbuar,

Back to top button
LAJMET E FUNDIT