Taksë e re për karburantet

Qytetarëve do t’u shtohet shumë shpejt një taksë e re për naftën. Qeveria e riaktivizoi sërish projektligjin, i cili vendos tarifë shtesë mbi karburantet, për të financuar rezervën e detyrueshme të sigurisë.

Për momentin, rezerva mbahet nga vetë kompanitë private, shkruan TCH. Në bazë të ligjit, çdo karburant është i detyruar të mbajë rezervë sa 3 muaj shitje. Për vitin e kaluar rezerva shkoi deri në 2185 mijë ton.

Drafti i ri i qeverisë ia kalon si krijimin ashtu dhe mbajtjen e rezervës, karburanteve të shtetit. Ndërkohë Agjencia Shtetërore e Rezervës, do të blejë me tender mbi 200 mijë ton karburant, i cili do të ruhet si rezervë fizike në depozita, të cilat mund të ndërtohen nga shteti ose të merren me qera.

Paratë për depozitat dhe shpenzimet e agjencisë, do të siguron nga një tarifë e re mbi naftën dhe benzinën, e cila pritet të jetë 2 lekë për letër ose 20 euro për ton. Qevera pretendon se ky ndryshim nuk krijon kosto të re për qytetarët, pasi zhvendosja e rezervës do të lehtësojë kompanitë nga kostot.

Nga ana tjetër tregtarët e karburantëvepretendojnë të kundërtën, pasi sipas tyre, rezerva nuk krijon kosto, pasi garantohet nga furnitorët. Por zhvendosja e rezervës në shtet ka dhe risqe të tjera. Kjo për shkak se karburantet janë produkt që skadon dhe agjencisë do i duhet të blejë edhe shtesë, duke vënë kështu buxhetin përballë riskut të ndryshimit të çmimeve. Humbjet mund të jenë deri në miliona euro, që sigurisht do të paguhen nga qytetarët.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT