Drecun për deklaratën e Metës: Po punohet në formimin e një shteti të përbashkët Kosovë-Shqipëri
Presidenti i të ashtuquajturit Komision Parlamentar për Kosovën,
Milovan Drecun thotë se presidenti shqiptar Ilir Meta në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) në Jahorinë të Bosnje dhe Hercegovinës tregoi se si duket politika e jashtme e e përbashkët e Kosovës dhe Shqipërisë.
Ai komentoi deklaratën e Metës se “realiteti duhet të pranohet se Kosova është një shtet i pavarur”, duke theksuar se po punohet në formimin e një shteti të përbashkët, përkatësisht lidhjen e dhunshme e Kosovës me Shqipërinë.