“Marrëdhëniet mes dy vendeve, në nivelin më të lartë”/ Yuri Kim: SHBA sheh rritje të investimeve dhe të tregtisë dypalëshe

Ambasadorja e SHBA ne Tirane  Yuri Kim, gjatë fjalës së saj në Asamblenë e Dhomës Amerikane të Tregtisë, u shpreh ndër të tjera se ‘marrëdhëniet mes vendeve, është në nivelin më të lartë’.

Ambasadorja Kim tha se “SHBA po sheh rritje të investimeve, e po ashtu të tregtisë dypalëshe”. Ambasadorja e SHBA në Tiranë tha se duhet të vijohet përmirësimi i klimës së investimeve.

“SHBA kanë mbështetur fuqimisht reformën në drejtësi, dhe ajo po jep rezultate. Nëse kërkoni rekomandime, duhet të dëgjoni kompanitë amerikane, të cilat kanë rol për ofrimin e alternativave.

Presim të punojmë me Dhomën Amerikane të Drejtësisë dhe priten rezultate në përmirësimin e klimës së biznesit”, u shpreh Yuri Kim./m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT