Turqia do të përfaqësojë interesat e Iranit në Shqipëri

Irani ka rënë dakord të krijojë një seksion interesash në Shqipëri me ndihmën e Turqisë, bëri me dije ministri i Jashtëm iranian Hossein Amirabdollahian.
Gjatë një bisede telefonike të shtunën, ministri i jashtëm iranian dhe homologu i tij turk Mevlut Çavusoglu biseduan për një sërë çështjesh dypalëshe dhe rajonale.
Amirabdollahian njoftoi se Ministria e Jashtme iraniane ka rënë dakord të hapë seksionin e interesave të Iranit përmes Turqisë në Shqipëri. Ai gjithashtu falënderoi Turqinë për ofertat e mira në këtë drejtim.
Dy diplomatët e lartë diskutuan më tej çështjet dypalëshe dhe rajonale, njofton uebfaqja e Ministrisë së Jashtme Iraniane.
Kujtojmë se Shqipëria ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin rreth një vit më parë, pas sulmit kibernetik që rrëzoi serverat e shtetit shqiptar dhe vodhi të dhënat nga institucionet. Pas sulmit, diplomatët iranianë u dëbuan nga Tirana.