“Tokë greke”, Himara mbushet me parulla anti-shqiptare në muret e kalasë. Shpërthen aktori

Në muret e kalasë së vjetër të Himarës gjenden shkrime, që jo vetëm kanë njollosur kalanë por përmbajnë edhe mesazhe raciste kundër shqiptarëve.

Në to gjen shkrime si “Himara tokë greke”, “Kacifas i pavdekshëm” e shumë parulla të tjera raciste.

Fotot i ka postuar aktori i humorit Florian Binaj, i cili vë në dukje faktin se asnjë autoritet shtetëror, e në veçanti Ministria e Turizmit nuk kanë reaguar në lidhje me rastin.

Postimi i Binajt:

Një turp i madh që në mes të sezonit turistik, askush nuk bën asgjë për të fshirë këto shkrime ofenduese si: Himara është Greqi dhe Epir, në muret e kalasë së Himarës…Min. e Turizmit si je? Nëse shkrime të tilla do bëheshin në Greqi do quhej incident diplomatik…kur bëhen në Shqipëri quhet sezon turistik…TURP!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT