“Mirënjohje në emër të kombit turk”, Erdogan nderon me medalje Forcat Shqiptare dhe ato të Kosovës (FOTO)

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan ka nderuar forcat e vendeve mike që shkuan menjëherë në Turqi sapo ra tërmeti tragjik i shkurtit. Në një ceremoni të gjatë të zhvilluar këtë të martë, janë nderuar një nga një me medalje presidenciale të gjitha vendet.

Erdogan i ka dorëzuar medaljen një përfaqësuesi të trupave shqiptare që shkuan në zonat e tërmetit në Turqi. Po ashtu, medalje kanë marrë dhe trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, si dhe ato të Maqedonisë së Veriut.

Erdogan i dorezon medaljen perfaqesuesit te trupave kosovare

“Në emrin tim, kombit dhe shtetit tim, shpreh mirënjohje të përzemërta për secilin prej vëllezërve të mi për përpjekjet e tyre në zonën e tërmetit”, ka thënë ndër të tjera presidenti Recep Tayyip Erdoğan.

Siç shihet nga fotot e siguruara nga newsbomb.al gjatë ceremonisë, të gjitha trupat e vendeve nga çdo anë e botës që mbërritën në Turqi, kanë shtrënguar duart me presidentin turk dhe kanë marrë medaljet dhe certifikatat e vlerësimit.

Erdogan i dorezon medaljen perfaqesuesit te trupave maqedonase

Back to top button
LAJMET E FUNDIT