Lala: “Koçolja” po shantazhonte grupin kriminal, nuk mori drogën e premtuar! Ferhati: Të përfshirë 5 autorë dhe 8 makina, një është sekuestruar në Tiranë

Gazetarët Klodiana Lala dhe Eni Ferhati kanë treguar këtë të martë detaje të reja për zhdukjen e dy personave në Sarandë. Leonard Thodhori, i njohur si “Koçolja” dhe Fatmir Sulovari, rezultojnë të zhdukur prej datës 6 Prill 2023 dhe mendohet se janë vrarë e groposur në fshatin Vrinë.
“Sulovari ka pasur armë me vete kur është takuar me mikun e tij për të sqaruar debatet me një grup kriminal për shitblerjen e një toke. Një kamerë ka kapur momentet e fundit para zhdukjes të Koçoles ku ai duket i qetë në një makinë. Besohet se janë dërguar në një fshat në kufirin Shqipëri-Greqi, dhe aty janë groposur.
Asnjë pistë nuk përjashtohet për 2 personat. Autorët e dyshuar mendohet se janë dy anëtarë grupi nga Saranda dhe të tjerët janë nga veriu i vendit. Konflikti ka nisur për pronën. Është zbuluar se kur Koçolja nuk ka marrë drogën e premtuar nga grupi ai i ka kërcënuar ata se do tregojë në polici, gjë që dyshohet se mund të ketë sjellë rrëmbimin. Ka të paktën 3 persona të skeduar në pamjet filmike. Fakti që ka disa të dyshuar, ka qeliza telefonike, mjeti ku janë rrëmbyer është vjedhur në Tiranë. Dyshohet se është një grup i organizuar kriminal”, është shprehur gazetarja Klodiana Lala.
I ftuar në emisionin “Open”, gazetari tjetër Eni Ferhati ka thënë se nga pamjet e kamerave të sigurisë të sekuestruara nga Policia, Leonard Thodhori shfaqet i qetë dhe nuk duket sikur është marrë peng.

“Kjo është ngjarje që grupet kriminale po bashkëpunojnë. Ka dyshime se personat e përfshirë në ngjarje të jenë ndihmuar nga persona që nuk janë në qytetin e Sarandës. Edi që është sekuestruar dhe një automjet në Tiranë. Kërkimet kanë rezultuar pa sukses. Janë përdor për kontroll dhe disa dronë. Ka dyshime se mund të jenë groposur në Vrinë. Ajo që është kompensim është fakti se janë të përfshirë më shumë se 5 persona. Janë përdorur 8 automjete, që do të thotë se autorët kanë përdorur mjete të ndryshme për itinerare të ndryshme.
Personi i zhdukur duket se nuk ka qenë në kushtet kur ka qenë i agravura konflikti. Ai ka qenë në shoqërinë e tyre dhe s’ka qenë në statusin e të rrëmbyerit. Kjo është ngjarje që ka elementet për të shkuar drejt zbardhjes. Persona që s’kanë lidhje me Sarandën janë të përfshirë në këtë ngjarje. Saranda ka qenë një qytet problematik për shkak të pozicionit gjeografik. Në këtë zonë ka pasur trafikim të lëndëve narkotike. Këta dy personazhe kanë precedentë në fushën e narkotikëve, por s’dihet nëse kanë qenë pjesë e një grupi kriminal në këtë zonë. S’dihet nëse jashtë kanë pasur probleme me ligjin”, është shprehur Eni Ferhati.