Kandidon për herë të parë, kush është i riu shqiptar që kërkon mandat deputeti në Greqi nën sigën e SYRIZA

Antilian Kotzai 31 vjeç është një i ri shqiptar që kandidon për herë të parë në zgjedhjet kombëtare greke me logon e SYRIZA, PS.

Ai është kandidati i parë shqiptar që kërkon një mandat deputeti për Pireun e 2-të. I riu shqiptarë është i diplomuar në Departamentin e Shkencave Politike të Universitetit të Kretë. Po ashtu  shqiptari është president i Rrjetit të Rinisë me Origjine Emigrante “Horizontes”.

“Në të njëjtën kohë, është shumë e rëndësishme që të rinjtë me origjinë emigrante të kenë tashmë një skenë publike dhe shikueshmëri politike. Lufta për një shoqëri të gjithëpërfshirjes dhe solidaritetit është e vazhdueshme dhe e përpjetë, por në mënyrë kolektive do t’ia dalim.

Në këtë ngërç social që po përjetojmë, brezi i ri do të jetë përgjigja për të sjellë ndryshime politike. Ne duam drejtësi kudo”, është shprehur Kotzai në prezantim si kandidati i ri i SYRIZ-ës.

Kujtojmë që zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Greqi do të mbahen më 21 maj dhe mbetet për të parë nëse shqiptari do të sigurojë një karrige në parlamentin grek.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT