Zbulohen në Kosovë artefakte ilire

Zbulohet një tjetër dëshmi e periudhës ilire, në fshatin Peqan të komunës së Suharekës. Artefakti i quajtur stellë ose pllakë varri, që pasqyron lulëzimin e periudhës romake në Kosovë.
Sipas vlerësimeve të eskpertëve, duke u bazuar në shikimin preliminar, kjo pllakë duhet t’i takojë shekullit II apo III. Mbishkrimi, që është në gjuhën latine, duket se i është kushtuar një vajze 15-vjeçare.
Por, bazuar në etimologjinë e emrit të saj, sipas ekspertëve emertimet në këtë kjo pllakë varri kanë të bëjnë me korpusin e emrave ilirë.

