Mediat britanike për vrasjen e Nikulajt: Katër britanikë në kërkim, po bashkëpunohet me “NCA” dhe “Met Police”

Mediat britanike kanë raportuar sot për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në 19 prill, edhe për përfshirjen e katër shtetasve britanikë në organizimin e atentatit.

Gazeta “The Sun” shkruan se tre burra britanikë dhe një femër, po britanike, janë shpallur në kërkim pasi policia e Shqipërisë ka bërë të mundur të zbardhë plotësisht ngjarjen.

Sipas gazetës, autoritetet shqiptare janë duke bashkëpunuar me “Metropolitan Police” si dhe Agjencinë Kombëtare kundër Krimit në Britaninë e Madhe, për lokalizimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar që nga momenti i vrasjes janë arratisur nga Shqipëria.

Gjatë ditës së sotme, lajmi u raportua gjerësisht në disa media të huaja, kjo edhe për shkak të numrit të madh të shtetasve të huaj të përfshirë.

Lajmi në gazetën

Lajmi në gazetën “The Sun”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT