Këlliçi me gishtat e mesit lart, PD: Të hiqet urgjentisht posteri, nxit në shoqëri fyerje dhe sharje

Partia Demokratike ka kërkuar që të ndalohen posterat politike me mesazhe dhe gjeste kundër etikës, e kundër normave të pranuara të komunikimit dhe politikës.

Duke ju referuar posterit të kandidatit të koalicionit Berisha-Meta, me gishtat e mesit në publik, në një deklaratë për mediat, drejtoresha e komunikimit të PD, Mirela Karabina tha se këto postera përcjellin dhe nxisnin në shoqërinë shqiptare fyerje, sharje, dhe shkelin kodet e sjelljes së mirë.

‘Partia Demokratike e Shqipërisë  kërkon  që  të  ndalohen publikimi i posterave politike me mesazhe dhe gjeste kundër etikës, kundër normave të  pranuara të  komunikimit dhe politikës, të  cilët përcjellin dhe nxisnin në shoqërinë  shqiptare fyerje, sharje, dhe shkelin kodet e sjellës së  mirë .

Qëllimet politike nuk duhet të  tejkalojnë  asnjëherë  etikën e komunikimit dhe normat e  një  shoqërie të  civilizuar.

Bashkëjetesa, komunikimi brenda normave, sjellja e mirë  dhe toleranca janë  parime të  cilat ndihmojnë  shoqëritë  të  emancipohen, ndihmojnë  politikën të  jetë  në  funksion të  zhvillimit demokratik dhe ekonomik.

Çdo gjest apo fjalor kundër këtyre parimeve shkakton regres, prapambetje dhe një  klime konfliktale brenda shoqërisë  shqiptare’- u shpreh ndër të tjera Karabina.

Polemika të shumta janë ndezur pas vendosjes në rrugë të posterit me kandidatin e koalicionit Meta-Berisha, për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi.

Gjesti i Këlliçit në poster, ku duket me gishtat e mesit lart, është cilësuar i papranueshëm, jo vetëm nga komunitetet fetare, por edhe disa institucione.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT