Mediat portugeze shkruan për Ruben Saraiva: Vrasësi i Nikulajt u rekrutua nga mafia shqiptare në Angli, kishte tentuar edhe herë të tjera

Mediat portugeze ka shkruar sërish për Ruben Saraiva që akuzohet se ekzekutoi Ardian Nikuljan në biznesin e tij, pak ditë më parë në Shëngjin. Sipas mediave, ai ishte larguar në drejtim të Britanisë së Madhe para shumë vitesh aty ku ka krijuar kontakte me mafian shqiptare.
Saraiva është shpallur në kërkim bashkë me 4 shtetasit britanikë që shërbenin si informatorë në planin e vrasjes së Nikulajt. Saraiva kishte udhëtuar në drejtim të Shqipërisë dy muaj më parë dhe kishte tentuar edhe dy herë të tjera të afrohej për të ekzekutuar Nikulajn, por nuk ia kishte arritur. Portugezi dyshohet se ai është larguar nga Shqipëria në rrugë tokësore duke kaluar përmes Maqedonisë së Veriut.