Garo reagon për publikimin e intervistës së Berishës me TV-Iranin: E pavërtetë, s’ka thënë se SHBA është fuqi kolonialiste

Zëdhënësja e Sali Berishës. Floriana Garo ka reaguar në lidhje me publikimin e intervistës së tij për TV-Iranin. Intervistë e dhënë në mars të 1997 në Tiranë.
Ajo tha ndër të tjera se Berisha për median iraniane ishte shprehur se “SHBA është forcë kolonialiste”.
Në reagimin e publikuar edhe në faqen e Berishës thuhet se kjo deklaratë nuk është bërë dhe se atë kohë ai ishte shprehur se SHBA-të kanë kontribuar palcërisht në shembjen e sistemit kolonial.
Deklaratë e zëdhënses:
Mbi trillime të neveritshme të mediave Balla-Basha.
Portale të financuara nga Balla nga Brava me para iraniane, i atribuojnë Kryetarit të Partisë Demokratike deklarata të fallsifikuara sikur ai paska thënë se SHBA-të janë fuqi koloniale.
Një deklaratë të tillë Berisha nuk e ka bërë kurrë, përkundrazi, ai ka deklaruar se SHBA-të kanë kontribuar palcërisht në shembjen e sistemit kolonial.
E vërteta:
Nuk është hera e parë që shërbimet iraniane dhe vegla të tyre në Tiranë bëjnë ndaj z.Berisha shpifje të tilla apo të ngjashme me këto. Por, rikujtoj këtu kur z.Berisha krahasonte Ahmedinaxhadin me Hitlerin për deklaratat e tij për zhdukjen e Izraelit, Veliaj bënte vizita të fshehta në Iran dhe shërbimet iraniane fabrikonin deklarata të pavërtata ndaj tij.
Kësaj rradhe Balla-Brava dhe shërbimet iraniane jane të tërbuar se z.Berisha ka ekspozuar Erion Veliajn, vizitat e fshehta të tij në Tehran dhe lidhjet e tij me paratë e Pazdaran.
Garantoj se lidhjet e errëta te Veliajt me Iranin dhe sipërmarrjet e lidhura me djegësat do të zbardhen plotësisht.