Irani rikthehet në Shqipëri/ Turqia do të hapë seksionin iranian në ambasadë për të vazhduar mbrojtjen e interesave të Iranit në vend

Iranin e nxorrëm nga dera, por siç thotë një fjalë e urtë shqiptare, ai na hyn nga dritarja.

Kështu po ndodh realisht dhe lajmin e shpërndajnë mediat iraniane që kanë konfirmuar se një seksion i diplomacisë së këtij shteti do të hapet në Shqipëri nëpërmjet Turqisë. Ka qenë Ministri i jashtëm i Iranit që e ka bërë të ditur këtë fakt.

Hossein Amir-Abdollihian tha se ministria e jashtme e Iranit ka rënë dakord të hapë seksionin në Shqipëri për interesat iraniane, nëpërmjet Turqisë. Sipas agjencisë shtetërore iraniane IRNA, gjatë një bisede telefonike me homologun turk Mevlut Cavusoglu, Amir Adbollahian gjithashtu falenderoi qeverinë turke për mbështetjen në këtë cështje. Shipëria mbylli marrëdhëniet diplomatike me Iranin shtatorin e kaluar, duke akuzuar republikën islamike për sulmin kibernetik ndaj infrastrukturës së vendit.

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Iranit kanë qenë të kufizuara për vite me radhë pasi vendi është bërë strehë e grupit opozitar Mojahedin-e Khalq (MEK). Tirana akuzoi Teheranin se sulmoi në mënyrë kibernetike institucionet shqiptare për të paralizuar shërbimet publike dhe hakeroi të dhëna nga sistemet qeveritare të komunikimit.

“Kjo përgjigje ekstreme…është në porporcion të drejtë të rriskut të lartë të këtij krimi kibernetik që kërcënoi të paralizojë shërbimet publike, duke goditur sistemet digjitale dhe hakeroi të dhënat shtetërore, vodhën komunikime elektrinike qeveritare nëpërmjet internetit dhe donin të përhapnin kaos dhe pasiguri në vend” tha në atë kohë kryeministri Edi Rama.

Sulmi ndodhi në kohën kur MEK kishte përgatitur një konferencë. Në fillim të gushtit firma e sigurisë kibernetike Mandiant shprehu “me besim të moderuar” që sulmuesit ishin duke vepruar në mbrojtje të përpjekjeve të teheranit për të prishur konferencën e MEK, shkruajnë mediat iraniane.

Konferenca e datave 23 dhe 24 korrik nga grupi disident, e quajtur “The Free Iran World Summit” u anulua pas lajmërimeve nga autoritetet lokale për një kërcënim të mundshëm terrorist. Disa nga ligjvënëësit e SHBA ishin ndërmjet të ftuarve në konferencë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT